E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orson Welles, dy herë çetnik

Në biografinë e pasur të Orson Welles, që njihet si aktor dhe regjisor i famshëm amerikan, ndodhet edhe një detaj interesant, se ai dy herë ka luajtur rolin e çetnikut serb. Nga Express më 22 mars 2011 në ora 12:16

Dihet tashmë se Welles, në vitin 1969, luajti rolin e çetnikut në filmin “Beteja në Neretvë”. Mirëpo, deri pak kohë më parë nuk u dit fakti që Welles, krahas aktorit të njohur Vincent Price, në vitin 1942 kishte marrë pjesë edhe në radio-emisionin amerikan “Çetnikët”.

Emisioni ishte pjesë e serialit, të sponsoruar nga qeveria amerikane, që dëgjueseve ua tërhiqte vëmendjen në ngjarjet e rëndësishme në Evropë, që asokohe ishte përfshirë nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 1942, lëvizja çetnike e Draza Mihajlovic nga perspektiva e forcave aleate shikohej si lëvizja kryesore kundër Gjermanisë naziste në Ballkan, andaj edhe iu bë një propagandë “e merituar” në valët e radiove amerikane.

Sipas historianit zagrebas, Daniel Rafaelic, i cili edhe hulumtoi edhe gjeti incizimin, ë emisionin “Çetnikët”, i cili zgjati 15 minuta, narrator ishte aktori Vincent Price. Pas porosive të tij rreth situatës në Jugosllavi, në emision fillonte edhe shtjellimi: çetnikët e jepnin betimin para udhëheqësit të tyre, që quhej Dusan, e të cilin e luante Orson Welles.

Bashkëluftëtarët e Dusan’it ishin meshkuj dhe gra të përvuajtura, të cilëve Hitleri ua kishte marrë të gjitha. Por, u kishte mbetur vetëm pushka, thika dhe helmi, të cilin do ta gëlltisnin nëse armiku i zë rob. Në një moment, Dusani rrëfehet se kur ishte fëmijë ishte dashuruar në moshataren e tij, Jovana, me të cilën ishte martuar si i ri, dhe bashkërisht ishin shpërngulur në Beograd, ku kishin hapur një dyqan të vogël. Jovana duhej të lindte një fëmijë, por Hitleri e bombardoi Beogradin, dhe ajo vdiq.

Dusani, gjegjësisht, Orson Welles, para çetnikëve e kritikon Hitlerin, se ka shkatërruar Jugosllavinë, ka vrarë njerëz dhe ka rrënuar qytete, kurse fjalimin e përfundon me lavdërimin e Draza Mihajlovic. Ndonëse Welles nuk e dinte, ky i fundit asokohe po i bënte të gjitha këto gjëra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›