E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ortaku i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, instaloi modelin e mospagimit të gazetarëve

27-05-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha bashkëbisedon me gazetarët e qytetit të Elbasanit

Deklarata/ “Marrëdhëniet e kësaj qeverie me SHBA janë të shkëlqyera”

Kryeministri Sali Berisha fton të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, të mbështesin maksimalisht forcën e tyre politike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi me gazetarë në qytetin e Elbasanit, Kryeministri u ndal dhe tek fushata elektorale e Partisë Demokratike, ku e cilësoi atë më të suksesshmen gjatë këtyre viteve dhe u shpreh i bindur se qytetarët me votën e tyre, do i japin një tjetër mandat të djathtës shqiptare, për më shumë vende të reja pune, zhvillim ekonomik dhe integrim në BE. Kreu i qeverisë u ndal dhe në çështje të tjera si thërritja e Kuvendit në një seancë plenare të jashtëzakonshme më 30 maj, për të votuar tre ligjet e statusit si dhe miratimin e ligjit të amnistisë fiskale.

Z.Kryeministër, në një deklaratë të tij para disa ditësh, ambasadori Amerikan ka thënë se e hëna është një rast i mirë për rikompozimin e KQZ. Nga ana juaj kjo deklaratë është kuptuar si një formatim nga e para e KQZ, apo plotësim i vendeve vakante? Dhe pyetja e dytë ka të bëjë me vizitën e z. Jonathan Moore në Tiranë... Në dijeninë tuaj, cili është qëllimi i vizitës së tij dhe nëse SHBA do të kërkonte një riformatim të KQZ, cili do të ishte qëndrimi juaj?
Një gjë dua t’ju them. Marrëdhëniet e kësaj qeverie me SHBA janë të shkëlqyera. Kjo është absolutisht jashtë çdo lloj diskutimi. Janë marrëdhënie të bazuara në disa parime, që ndajmë sëbashku dhe shumë të garantuara. Këto marrëdhënie kanë një histori. Më brilantet, më emotivet, më të bukurat që në vitet 20 të shtetit shqiptarë. Një nga kënaqësitë e mëdha të jetës sime është  mitingu i Xhejms Bejker. Kur erdhi? Ai  erdhi në një vend ku propaganda zyrtare 45 vjet kishte derdhur male shpifjesh mbi mendjet e shqiptarëve për atë vend të bekuar. Ato u shkrinë brenda disa muajve dhe e gjithë Shqipëria erdhi në Sheshin “Skënderbej”. E thash këtë si shembull se ku janë marrëdhëniet me Amerikën dhe cilat janë marrëdhëniet e Sali Berishës me Amerikën. Të tjerat pastaj janë partizanllëqe dhe përralla të pa vlera. Ky është qëndrimi. Së dyti, ju e keni parë që gjeja e fundit që unë përmend është eksperienca, e cila më shërben pa diskutim. Pa atë nuk do të isha ky që jam. Eksperienca ime është kjo. Mënyra më e shkëlqyer  për të ndërtuar marrëdhëniet e mira me SHBA dhe vendet e lira, është të zbatosh ligjet e vendit tënd. Ato janë të qarta të kristalta. Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Janë ligje demokratike. Kështu që unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucione demokratike, të cilat janë larg të qenurit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Kur fillojmë të bëjmë gjykatësin kushtetues, apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo atë të faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Cilido qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër . Askush nuk ka mandat të marrë atribute, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është një mënyrë e mrekullueshme, është një mënyrë transparente. Ndaj dhe nuk mund të behët fjalë për asnjë variant tjetër, përveçse atë që përcakton ligji i vendit, atë që thonë institucionet  e vendit.  Në këtë kontekst unë garantoj çdo qytetarë shqiptarë se kam mbështetjen e plotë të  qeverisë së SHBA, Britanisë së madhe, Gjermanisë, Francës, të të gjitha qeverive të vendeve të lira. Çdo lloj interpretimi, ata të cilët duan ti referohen eksperiencës, dëshmon se është kështu dhe vetëm kështu dhe jo ndryshe. Duke thënë të gjitha këto, unë kam respekt të palëkundur dhe ka një moment që unë respektin tim e kam shumë real. Pse e kam real respektin? Se ndihma e miqve ka qenë e jashtëzakonshme e paimagjinueshme. Qytetarët e ndiejnë, por unë e ndiej më shumë. Z.Jonathan Moore është një mik real i shqiptarëve, i mirëseardhur, vjen nesër në mos gaboj dhe do të kem një takim shumë të mirë më te. Z.Moore më vjen mirë që vjen. Pse vjen? Vjen si dëshmi  e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian. Qeveria Amerikane ka bërë gjithçka për statusin dhe integrimin tonë. Ka bërë thirrje për votimin e tre ligjeve disa herë. Thirrja e Hillari Klinton kur ishte këtu. Nuk ka mbajtur njëri fjalim në këtë tokë më miqësor sesa Hillari Klinton. E turpshme, ai zotëria sa nuk tha se pas takimit mori leksione nga unë. Qeveria Amerikane e shprehu të qartë qëndrimin e sekretares Klinton për integrimin.

Po ndalem tek papunësia. Siç kemi ndjekur fushatën elektorale nga të gjithë kandidatët për deputet në këtë qark, të gjithë premtojnë minimizimin e nivelit të papunësisë në këtë qark, por ende nuk kam dëgjuar ndonjë plan apo strategji konkrete sesi do të realizohet ulja e papunësisë në qarkun e Elbasanit? Pyetja e dytë lidhet me pushtetin vendor dhe konkretisht me disa njësi të majta. Të cilat pretendojnë se nga qeveria qendrore iu janë bllokuar qëllimisht fondet?
Punësimi është çështje themelore, por dy momente dua të theksoj. Në besimin tim më të thellë, një nga arritjet më madhore, më të rëndësishme, të këtyre 6 viteve, por sidomos  4 viteve të fundit, ishte shpëtimi i vendit nga kriza. Të jesh i sigurtë se në rast se do na kishte kapur, gjendja në këtë vend, sepse ne nuk e kemi stofin e Greqisë dhe të Italisë, do të kishte degraduar drejt mjerimit. Ndalemi këtu, është çdo institucion serioz botërorë, FMN, Banka Botërore, Banka Europiane për Zhvillim, Komisioni Europian , që të gjitha pohojnë se Shqipëria nuk ra në krizë, rritja u ngadalësua por nuk ra në krizë. Rritja dhe çdo zhvillim ekonomik ka si qëllim final punësimin e njerëzve të lirë. Çfarë thonë këta. Edhe para një muaji në raportin e  Komisionit Europian, thotë se në katër vende që patën rritje jashtë eurozonës, njëra është Shqipëria. Nga këto katër vende, vetëm Shqipëria pati një rënie të papunësisë prej 0.5 përqind. Prapë janë 12.8 përqind të papunë. Se ishim 13.8 përqind do të donim të ishim në vlerat e asaj që quhet papunësi fiziologjike, sepse nuk ekziston më në Europë përveç Austrisë, Gjermanisë që është afër niveleve.  Pra ky është begraundi, pse ne ia dolëm që të kemi këtë rritje dhe të ulim papunësisë. Nëse ti më pyet mua se cili është shkaku kryesor ? Unë dy them.  Shkaku i parë më kryesor  qenë reformat që bëmë ne në sistemin fiskal, çdo ulje takse është liri ekonomike, është zgjerim i lirisë së biznesit. Kjo  na solli ne në fokus në vëmendjen e të tjerëve. Nëqoftëse të tjerët u përmendje  Shqipërinë, ndaleshin dhe nxirrnin pengesa. Ja ku është Statkraf, zbarkoi në Shqipëri gjigandi i Europës. Tjetra, u anëtarësuam në NATO dhe kjo ka një rëndësi shumë të madhe. Vend i sigurtë. Të jesh anëtar i NATO-s paraqet siguri jo vetëm ndërkombëtare, por paraqet siguri  edhe të brendshme. NATO është klubi i vendeve demokratike, është aleate  e vendeve të tjera. Duhet ta dijë çdo qytetar, çdo zyrtarë se rendi i NATOS, është rendi i lirive të drejtave të qytetarëve, e them këtë për çdo njëri që mund të mendojë se pushteti , mund të vijë nga burime të tjera, përveç lirisë se qytetarëve dhe votës së lirë. Këto dy faktor bëjnë që ne këto  4 vite më të vështira për të tjerët, ne të marrim 4.2 miliard dollarë investime të huaja. Duke ardhur këtu unë kam para shifra të eksporteve.

PD hyn në këtë fushatë me një koalicion. Në zgjedhjet e kaluara jeni treguar dorëlëshuar ndaj aleatëve në vota në këto zgjedhje pritet e njëjta gjë?
Kjo formë koalicioni është forma më e plotë që është bërë brenda këtij ligji. Unë aleatin e kam aleat. Këto janë aleat të spektrit tim. Nuk kam veçse kënaqësi që jam në koalicion me ta. Nuk kam bërë atë që bënë të tjerët që i morën një nga një dhe pastaj i mashtruan, pa asnjë lloj mbështetje. Unë atë se bëj kurrë. Është një koalicion më i gjerë që kam bërë. Kam respektuar marrëveshjen, kryetarët e shumë partive janë në listë. Nuk është sekret. Ai që ka pas 10 mijë vota është futur në listë. 10 mijë vota është çmimi i një deputeti. Riskun e kam marrë vetë dhe nuk jua kam lënë atyre. Ky ka qenë koalicioni më i ndershëm që mund të bëhet. Nga ana tjetër ftoj çdo qytetar, ndjekës, mbështetës të PD, të votojë numrin 44 të votojë Partinë Demokratike. Ne hyjmë në këto zgjedhje pa asnjë borxh ndaj askujt. Ndaj aleatët të bëjnë gjithçka për të marrë votat e veta, nuk bëj as edhe një përpjekje për të marrë qoftë edhe një votë të dikujt tjetër. Por ftoj çdo mbështetës të PD të votojë numrin 44. Këtë numër të mbarë të pakrahasueshme, numri i fitores.

Z.Kryeministër, në një prononcim që ka bërë z. Blushi në cilësinë e kryesuesit të listës së PS, është shprehur për mungesë fondesh të qeverisë nga bashkia?
Blushi është një nga personazhet më komplekse. Po të dini ju historikun e vërtetë pse erdhi në Elbasan, e vërteta absolute është se erdhi gjysmë internim. Historia do të dalë. Shkaku i vërtetë i përfundimit të tij në Elbasan. Pse iku nga Korça dhe çlidhje ka kjo me drekën e prishur etj. Këto nuk janë objekt i kësaj konference. Këto natyrisht publiku do t’i marrë vesh. Është shumë kompleks. Blushi ka dy cilësi. Dy gjëra i ka të lindura ai. Njërën ka pabesia, të kërkosh besim tek Blushi është njëlloj si të kërkosh eskimez në shkretëtirë. Harrojeni se mund të gjeni. Ka qenë gazetar në RD ai e kam pasur në parti unë atë. E dyta, fuqia e tij trilluese është e pakufishme. Elbasani dhe kryetari i bashkisë ka marrë shumë më tepër dhe e ka pohuar vete shtimin e fondeve nga qeveria e këtij koalicioni dhe më parë. Edi Rama ka marrë trefishin. Nuk di konkretisht numra për këtu, por këta i shndërruan bashkitë në sipërmarrje të partisë. Nuk kemi ne autoritet të ndërtojmë nga Bashkia, por fondet i kemi dhënë, a janë bërë investime a janë bërë rrugë. Po pse duhet t’i besoj Blushit, kur nuk e thotë Qazimi. Se nuk e kam dëgjuar kryetarin e bashkisë të thotë se s’më keni dhënë fonde. Tani do ta nxjerrin atë po s’ka rëndësi. Gjersa nuk e ka bërë deri tani do të thotë se nuk qëndron. Por atë e ndjek përjetë problemi i drekës. Për punën e teserës. Mos kujto se vuan për këtë punë. Por këtë e ka thënë ai. Nëse Berisha do bëjë tunelin unë do marr teserën e PD. Tani më vuri pak në vështirësi ai mua. Pse më vuri në vështirësi? Sepse janë kthyer tek unë të gjithë ata që kanë ikur më parë, tani që t’i them unë, ti Blush bën përjashtim e krijoj armik atë...

Reagim i kryeministrit për pagat e papaguara të gazetarëve
“Këtë modelin e mospagimit të gazetarëve e instaloi Koço (Kokëdhima). Isha në një rreth në një takim me gazetarët dhe një zonjushe më tha: - se dy vjet më mbajti rrogën. Ky model është shumë i dënueshëm i gabueshme. Nëse ata nuk paguajnë të largohen dhe të tjerë marrin përsipër menaxhimin më të mirë më të drejtë. Ne siç e dini kemi hequr taksat, TVSH. E dëgjuat bisedën e Koços, i tha një gazetari do të heqim taksat e TVSH. - Ai i tha se nuk kemi TVSH neve, është e hequr.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›