Orteku shemb nje shtepi ne Kelmend situate e renduar nga moti ne Veri
Shkoder- Orteku i bores ka demtuar nje shtepi banimi dhe 20 krere bageti ne Kelmend nderkohe qe tri familje jane larguar per arsye sigurie nje tjeter ortek ne zonen mes Fushe-Arrezit dhe Mirdites ka bllokuar rrugen qe lidh keto dy krahina ndersa moti do te vazhdoje te jete i keq dhe me shume reshje shiu apo debore sipas zonave. Situata me problematike paraqitet ne Veri ku reshjet e debores vazhdojne te jene te pranishme dhe ne komunen e Kelmendit ne rrethin e Malesise se Madhe dhe ne Puke vazhdojne te krijojne probleme. Vermoshi tashme eshte izoluar plotesisht pasi debora ka bllokuar dhe aksin qe lidh kete fshat me Plaven e Gucine ne Mal te Zi permes pikes kufitare te Gercarit. Kjo ka qene e vetmja rruge qe mund te kalohej nga banoret e Vermoshit qe shkonin atje per nevojat e tyre dhe per furnizim me ushqime. Burime nga fshati me verior i vendit bejne te ditur se rruga Vermosh-Gercar eshte bllokuar nga bora. Ne fshatin Budac te komunes Kelmend orteku i debores ka demtuar banesen e Zef Necajt si dhe 20 krere bageti. Pjesetaret e kesaj familjeje si dhe dy familje te tjera fqinje me shtepine e demtuar per arsye sigurie jane zhvendosur tek te afermit ne kete fshat. Nderkohe situata e rrugeve ne mjaft zona te vendit mbetet jo e mire dhe disa prej tyre jane te bllokuara prej ditesh per shkak te vazhdimit te reshjeve. Renia e metejshme e temperaturave e pritshme ne fillim te kesaj jave mund ta perkeqesoje kete situate. Policia dhe ndermarrjet e rrugeve vazhdojne te punojne me kohe te plote per te zhbllokuar kalimet ndersa njoftohet vazhdimisht per ndryshimin e situates ne rruge te caktuara.