E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje Mercedes i djegur ne Kombinat dyshohet i atentatorit te Gocajt

Agjentet e Komisariatit nr.6 ne Tirane kane gjetur dhe sekuestruar dje nje automjet tip Mercedes Benz me ngjyre te zeze i cili duket i ngjashem me automjetin qe ka kryer atentatin tragjik te enjten te Komuna e Parisit. Mercedesi eshte gjetur gjysme i djegur ndersa policia ka nisur verifikimet per te vertetuar nese eshte automjeti qe eshte perdorur nga atentatori i Aleksander Gocajt dhe ku mbeti aksidentalisht e vrare 25-vjecarja Megi Jokici. Automjeti eshte gjetur ne zonen e Kombinatit ne nje terren te pabanuar. Djegia eshte bere pak ore me pare dhe rezulton se pronari ndodhet jashte vendit. Ne do te kryqezojme te dhenat dhe shume shpejt do kontaktojme dhe me pronarin per te pare se cfare ka ndodhur me kete automjet dhe a mund te jete ky mjeti qe ka kryer vrasjen 8211 thane dje per MAPO-n burime nga Komisariati nr.6 ne Tirane. Policia e Tiranes premton zbardhjen brenda pak oresh te atentatit qe i mori jeten 25-vjecares Megi Jokici. Burime nga grupi hetimor thane se ndodhen fare prane dokumentimit te plote te krimit edhe pse shenjestra e atentatit Aleksander Gocaj nuk ka pranuar te identifikoje autorin gjate deshmise se tij. Nga ana e vet grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike te kamerave ne bizneset prane vendit te krimit te zona Komuna e Parisit. Hetuesit e policise se Tiranes besojne se atentati i se enjtes ne kryeqytet eshte ne vazhden e nje seriali te gjate hakmarrjesh me zanafille qytetin e Burrelit. Ndonese ne deklarimet e dhena per hetuesit Gocaj eshte shprehur se nuk e kishte idene se kush ishte i interesuar per ta eliminuar drejtuesit e hetimit dyshojne se ai e ka te qarte se cilet jane te interesuar ne eliminimin e tij. Megjithate agjentet jane duke gjurmuar edhe ne lidhje me aktivitetin e koheve te fundit te Gocajt dhe miqve te tij per te pare nese ky atentat lidhet me ndonje histori perplasjesh apo mosmarreveshjesh te koheve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›