Vlorë, gjendet pa jetë në një banesë 51-vjeçari nga Tirana

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se 51-vjeçari Selman Hodo, banor i lagjes Kombinat në Tiranë, është gjetur pa jetë nga pastruesja e banesës ku ai jetonte përkohësisht, në një pallat në lagjen “Pavarësia”.
Nga verifikimet e kryera nga policia ka rezultuar se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup, ç’ka çon paraprakisht në përfundimin se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, nga dëshmi të banorëve të pallatit ku u gjet trupi pa jetë, mësohet se 51-vjeçari e kishte marrë apartamentin me qira.
Gjithsesi, përfundimi i ekspertizës nga mjeku ligjor do të përcaktojë në mënyrë të plotë arsyet e vdekjes së 51-vjeçarit Hodo.
/Start/E.B/
2012-02-05 18:47