Basha: SHBA, mbështetje projekteve të Tiranës

Z. Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që Diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare.
Një kontribut të rëndësishëm, sipas kryebashkiakut të Tiranës, kjo diasporë po jep dhe sot për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët.
Basha theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës së tij në SHBA, ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
/Start/E.B/
2012-02-05 18:30