Ortodoksët kremtojnë Pashkët

Të krishterët ortodoksë në gjithë botën janë duke festuar Pashkët, festën që shënon ringjalljen e Krishtit.
Të krishterët ortodoksë po shënojnë festën e Pashkëve një javë pas të krishterëve dhe protestantëve. Kjo vjen për shkak të kalendarit të ndryshëm që përdorin ortodoksët dhe të krishterët.
Pashkët simbolizojnë ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.