Kryeministri Thaçi ngushëllon homologun Gruevski

“Me pikëllim kemi marrë lajmin tronditës për vrasjen e pesë qytetarëve të Maqedonisë që ka shqetësuar opinionin publik dhe ndjenjat e qytetarëve të Kosovës dhe të mbarë rajonit.
Kemi besim të plotë që ky akt sado i rëndë dhe kriminal do të përballohet me ndjenjën e të përmbajturit, të maturisë, dhe të ruajtjes së klimës ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kultivuar dhe do të kultivojë marrëdhënie fqinjësore të mira me Republikën e Maqedonisë në favor të paqes, fqinjësisë së qëndrueshme dhe të bashkëpunimit rajonal.
Republika e Maqedonisë ka luajtur dhe luan rol konstruktiv në raport me Kosovën dhe fqinjët tjerë.
Qeveria e Republikës së Kosovës shprehë bindjen se institucionet e Maqedonisë do ta menaxhojnë edhe këtë situatë, në favor të ruajtjes së raporteve ndërnacionale,duke hedhur dritë organet e drejtësisë në favor të së vërtetës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjitha institucioneve të Maqedonisë dhe familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”m thuhet në telegramin dërguar kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.