Orvatja për harakiri e policit militant
Orhan ZARSHATI
Teleshikuesve u bëri përshtypje, sjellja e oficerit të policisë së shtetit, Krenar Ahmeti, ish shef i policisë rrugore të Tiranës, kur u lidh me pranga nën rrotat e një kamioni që kishte sjellë teknikën audiovizive të nevojshme për zhvillimin e mitingut të PS-së, para Kryeministrisë. Ahmeti sikur donte të flijonte veten, ose të bënte një Harakiri për nder të shefit të tij partiak, Kryeministrit Sali Berisha. Shqipëria nuk ka ndonjë ligj të posaçëm, i cili të përcaktojë se në çfarë vendesh duhen zhvilluar mitingjet elektorale. Kryeministri Berisha nuk veproi arsyeshëm, kur tha se mitingjet tradicionalisht zhvillohen vetëm në sheshe! Përderisa nuk ka një ligj, ato mund të zhvillohen kudo, kur nuk dëmtojnë rendin dhe rregullin e jetës normale në qytete e fshatra; aq më tepër kur PS-ja i kishte dërguar me kohë shkresën përkatëse policisë së shtetit, ku kërkonte leje për zhvillimin e mitingut. Por pavarësisht të gjithave, Sali Berisha, si gjithmonë pa u konsultuar me asnjeri dhe me sjelljen autoritariste si pjesë e pandarë e karakterit të tij, veproi me kokën e vet dhe donte të pengonte mitingun e PS-së, duke e quajtur provokacion të Edi Ramës, por në fund çedoi dhe PS-ja e zhvilloi mitingun. Natyrisht një sjellje e tillë qesharake e Sali Berishës, aq më tepër kur dilte herë pas here në dritaren e zyrës së vet me celular në dorë, ia shtoi pikët opozitës dy ditë para zgjedhjeve dhe bëri përshtypje jo të mirë në opinionin publik.
Po pse u tregua kaq i zellshëm për Harakiri, polici Krenar Ahmeti? Çfarë pikësh deshi të fitonte ai para samurajit Berisha? Për Krenar Ahmetin u bë një ankesë në gjykatë për procedim gjyqësor para do kohësh për sjellje arrogante ndaj një prokurori dhe u shpëtua nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Natyrisht, ai me mendësinë e tij desh tia shpërblente shefave të tij mirësinë që i bënë, duke vërtetuar me sjelljen e tij se në Shqipëri, policia e shtetit nuk është e pavarur dhe se i nënshtrohet lehtë trysnisë politike të partive, siç e ilustroi më së miri incidenti me mitingun e PS-së dhe sjellja prej të nënshtruari e Krenar Ahmetit, që veç krenar nuk mund të jetë. Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për të ashtuquajturin nderi lahet me nder, por për një veprim militantist, mjaft i përhapur tek ne.
Gjestin e policit ne e quajtëm Harakiri, sipas një tradite të lashtë japoneze, të vetëflijimit me çarjen e barkut në një gjendje me ngarkesë shumë të madhe emocionale të individit. Harakiri ka qenë një akt ritual vetëvrasjeje në Japoni, që është praktikuar kryesisht nga samurajët, ose baronët provincialë japonezë, si një akt i lartë për demonstrim ndershmërie dhe për tu mos u poshtëruar;si dhe për të treguar devocion dhe nderim deri në sakrificën sublime për një prijës, apo njeri që ka një aureolë pothuajse divine në shoqëri (natyrisht atë japoneze).
Më kujtohet një libër biografik për kryeadmiralin e famshëm japonez, Nagi, fitmtar i luftërave detare të Japonisë, kundër Kinës në vitin 1894 dhe kundër Rusisë në vitet 1904-1905, në kohën kur Japonia drejtohej nga Perandori i Madh, Mucuhito, reformat e të cilit e ngritën lart prestigjin e Japonisë, kësaj Perandorie Ishullore në Lindjen e Largme e cila u bë një fuqi e madhe e kohës.
Perandori Mucuhito (1852-1912), mbretëroi nga viti 1868 deri sa vdiq; ai u shqua për kryerjen e një sërë reformave madhështore, që e renditën Japoninë ndër shtetet e përparuara dhe fuqitë e mëdha të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të(nga një shtet i mbyllur dhe i prapambetur feudal,që ishte). Ai i dha fund sistemit të prapambetur dhe regresiv të shogunatit(kastës shtetdrejtuese të gjeneralëve) dhe vendosi sistemin e mikados(perandorit, siç kishte qenë gati treqind vjet më parë). Kur Mucuhito vdiq, kryeadmirali Nagi në nderim të tij, sëbashku me disa admiralë, gjeneralë dhe dinjitarë të tjerë japonezë bënë harakiri!
Këtë paralelizëm historik e bëmë për ti dhënë lexuesit të gjerë shqiptar disa njohuri, për një botë që ende konsiderohet ekzotike tek ne, por që është mjaft interesante në aspektin socio-ekonomik, shkencor dhe politik; çka e vërteton dhe fakti se Shqipëria mezi hapi ambasadën në Tokio, kohët e fundit. Natyrisht që Harakiri(si dhe Kamikaze) është një anakronizëm historik për vetë Japoninë; ndërsa në Shqipëri nuk ka patur asnjëherë një dukuri të tillë. Ndoshta mund të përmendim rastin e vetëflijimit heroik të Oso Kukës; por kurrë nuk mund të themi e të flasim për therori nga ana e kastës së politikanëve, të militantëve e të reptilëve politikë, sidomos ata të sotëm, në vendin tonë. Madje një gjë e tillë do të ishte me të vërtetë anakronizëm dhe veprim fare jashtë kohe, kur Shqipëria kërkon ti bashkëngjitet familjes së madhe europiane dhe të shkojë drejt një modernizmi dinjitoz.
Por në Shqipëri militantizmi i tejskajshëm politik, monopolizimi i partive kryesore politike (që udhëheqin dhe do të udhëheqin jetën e vendit), nga ana e liderëve autoritarë e gojëmbyllës të atyre që shfaqin mendim ndryshe, pa dyshim që është një shfaqje, për të cilën nuk dihet se si do të mund ta çrrënjosim, bashkë me largimin e këtyre samurajëve, që po i mbajmë mbi supe. Mbasi ashtu siç ndodh edhe me fushën magnetike, kur rreth dy poleve të saj, rreshtohen grimcat ferromagnetike, duke ndjekur vijat e forcës dhe që zhduken kur shuhet fusha magnetike; për analogji ashtu duhet të ndodhë dhe në shoqërinë shqiptare, bashkë me zhdukjen e poleve do të ndodhë dhe largimi masiv i grimcave (militantëve) nga vegjetimi i tyre në kurriz të shoqërisë dhe të shtresave të saj.
Last Updated on Tuesday, 30 June 2009 00:03