Osama Bin Laden kishte plan të vriste Obamën

Vendi ku fshihej Osama bin Laden
Para vrasjes, Osama bin Laden ishte duke thurur një plan për vrasjen e presidentit të SHBA-së Barak Obama. Bëhet fjalë për organizimin e një celule në Afganistan dhe Pakistan për të sulmuar avionin e Obamës dhe gjeneralit David Petraeus.
Arsye për tu përqendruar tek këta ka shpjeguar lideri i Al Kaedës tek zëvendësi i tij Atiyah Abd al-Rahman është se Obama është koka e njerëzve të pafe dhe duke e vrarë automatikisht biden do të marrë presidencën Biden është totalisht i papërgatitur për këtë post, gjë që do të fusë SHBA në një krizë.
Kurse vrasja e kolonelit Petraeus është parë nga Obama si fundi i luftës në Afganistan.
Zyrtarët e administratës së Obamës janë shprehur se plani nuk ka qenë kurrë ndonjë kërcënim serioz.
Skema e parashikimit të një sulmi ndaj Obamës përshkruhet në një dokument të gjetur në vendstrehimin e Osamës, ku dhe mbeti i vrarë nga forcat e SHBA-së me 2 maj.
Dokumenti pritet të bëhet publike në teksin origjinal, arabisht dhe përkthimi në anglisht.
Për këtë plan, Osama kishte përzgjedhur ta realizonte Ilyas Kashmiri. Një muaj pas vrasjes së Osamës dhe Kashmiri u vra nga një sulm me avion papilot i SHBA-së.
Një tentativë e tillë e Al Kaedës ishte një turfullim pasi asaj i mungojnë armët për të rrëzuar avionin e presidentit të SHBA-së por gjithsesi kjo tregon se Osama po ëndërronte një tjetër sulm spektakolar kundër SHBA-së pas atij të 11 shtatorit. /F.Stafa/