E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë - foto KosovaPress

Policia e Kosovës ka rritur sigurinë për ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë gjatë gjithë natës pas një sulmi në mesnatë me molotov. Policia e ka konfirmuar incidentin, por ende po bëhen hetime për shkallën e tij dhe qëllimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës. Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Një togere policore, që po kalonte aty afër në momentin e hedhjes së bombës molotov dhe ajo menjëherë është hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që mund të vazhdonte edhe më tej. Policia gjendet ende në ndjekje të sulmuesve.

Sulmi vjen në një kohë kur në Maqedoni ka një tension të lartë etnik prej disa ditësh. Vetëm pak ditë më parë ndaj ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë pati një sulm tjetër. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›