Osama bin Laden ishte njeri delikat e i turpshëm
Share
Pasuesi i Osama bin Laden si komandant i Al Kaedas, ka publikuar një video, ku e përshkruan atë si njeri delikat. Ajman al Zavahiri, që mori përsipër drejtimin e organizatës terroriste pas vrasjes së bin Laden, foli për anën fisnike e të rafinuar të vrasësit masiv.
Njerëzit ndoshta nuk e dinë, ata e kujtojnë luanin e Islamit duke kërcënuar Amerikën e Bushin, por njerëzit nuk e dinë se ai ishte shumë delikat, i këndshëm dhe një njeri i turpshëm, tha Zavahiri.
Të gjithë ata që e kanë takuar atë kanë dalë me përshtypjen se ishte një njeri modest e fisnik.
Al Zavahiri tha se bin Laden ishte një njeri që qante e përlotej shumë kollaj.
Qeveria amerikanë ka vendosur një shpërblim prej 25 milion dollarë për kokën e al Zavahirit.