E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo karavidhe ishte aq e bukur, sa nuk e haje dot

Share

Një karavidhe me ngjyrë blu të pabesueshme, u shpëtua nga tavolina e ngrënies kur dikush e vuri re në një treg prodhimesh deti.

Karavidhja ishte kapur nga peshkatarët në Skoci dhe ishte nxjerrë në shitje në Londër. Por Rex Goldsmith mendoi se ajo ishte shumë e bukur për tu ngrënë dhe pasi e bleu e dorëzoi tek kërkuesit e Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.

Shkencëtarët thonë se karavidhja e ka këtë ngjyrë për shkak të një varianti të rrallë gjenetik në trup. Ata do e ekspozojnë në Akuariumin e Londrës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›