Bashkia Cërrik hedh sytë tek komuniteti rom dhe egjyptian.
Bashkia Cerrik tashmë i ka hedhur sytë dhe tek komuniteti romë dhe ai egjyptian.Duke filluar nga dita e hënë datë 14.11.2011 e deri ne fund të kesaj jave kryetari i bashkisë z.Servet Duzha ka nisur siparin e takimeve lagje më lagje me komunitetin romë dhe atë egjiptjan.
Takimet zhvillohen ne kuadër të të drejtave që duhet të gëzojnë dhe këto dy komunitete,t ë cilët shpeshherë ndjehen të diskriminuar dhe të harruar si nga shteti por edhe nga komuniteti.Në këto takime përvecse është folur për të drejtat e tyre,kryetari i bashkisë por edhe një punonjëse psikologe e bashkisë kanë folur gjatë dhe për dhunën psikologjike që vazhdimisht ushtrohet mbi romët dhe egjyptjanët.Pas bisedave te ndryshme z.Duzha i premton atyre se ai dhe administrata e tij do të përkushtohet maksimalisht që të paktën në bashkinë e Cerrikut në sektore të ndryshëm të ketë dhe punonjës të kumunitetit romë dhe egjyptjan.
Ibrahim Sako / IDEA
Shkrime të tjera me interes: