E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osama synonte të vriste Obamën

Pasi kanë vlerësuar e-mailet, letrat e ditarin, hetuesit amerikanë janë të sigurtë se Bin Laden kishte si qëllim të vriste presidenti Barack Obama. Një burim nga grupi hetimor ka thënë për mediat se presidenti ishte shënjestra kryesore e Bin Ladenit. Nuk bëhet fjalë për urdhra konkretë, por një strategji të menduar mirë. Hetuesit thonë se po vijon puna për të përkthyer të gjitha materialet e sekuestruara në aksionin ku u vra edhe Bin Ladeni.

Hetuesit kanë zbardhur edhe rrugën se si dërgonte emaile. Ai shkruante në kompjuter materialin, e hidhte në një USB e më pas emaili dërgohej nga një internet kafe nga ndonjëri nga korrierët e tij. Më parë ishte folur se objektivi ishte zëvendëspresidenti Bajden, por tani është saktësuar se Bajden nuk ishte në plan të vritej për shkak se nuk cilësohej aq i rëndësishëm. CNN thotë se hetuesit amerikanë kanë marrë në pyetje gratë e Bin Ladenit.Tre gratë e tij janë marrë në pyetje në grup, e jo veçmas. Edhe pse kanë qenë armiqësore, mësohet se gruaja e tij më e vjetër, ka treguar gjithçka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›