Kuçi -Jeremiçit: Nuk je për ministër!

Luftë deklaratash në relacionin Prishtinë - Beograd. Një ditë pas vizitës në Prishtinë të Stefanoviçit, zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi ka thumbuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Deklaratën e këtij të fundit për EULEX-in dhe Limaj, Kuçi e ka komentuar në mënyrë ironike duke e sugjeruar të heq dorë nga puna që bën si Ministër i Jashtëm por të punësohet në ndonjë shoqatë nacionaliste.
"Nuk dua ta komentoj deklaratën e tij. Krejt ç`farë i kisha sugjeruar është që të shkoj të drejtoj ndonjë organizatë nacionaliste dhe ta lë Ministrinë e Jashtme", ka thënë Kuçi.