Daci: Askush nuk e do bashkimin me LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat ka deklaruar se LDD-ja do ta vazhdojë rrugën si subjekt i vetëm politik. Daci në një intervistë për mediat kosovare ka thënë se LDD-ja në statutin e saj do të ruajë filozofinë rugoviane ndërsa ka sqaruar se kanë marrë fund përpjekjet për bashkim me LDK-në.
“Ky debat për bashkim kanë marrë fund thuajse që nga fillimi. Jemi shumë të hapur për bashkëpunim konstruktiv, për bashkëpunim si subjekt politik me dikë që ka pasur të njëjtin vision në kuptimin e ecjes përpara. Asnjë anëtar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ka propozuar të bashkohemi dhe askush nuk e dëshiron këtë”, ka thënë Daci.