E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Jam frikësuar nga protesta e “Vetëvendosjes”

Shefi i ekipit negociator serb, Borkoi Stefanoviç është ndier i frikësuar nga protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës sa po qëndronte brenda mureve të qeverisë, në ish objektin e Rilindjes. Nga frika se protestuesit po futeshin brenda, Borko iu kishte lutur Zotit, që sa më parë të përfundojë kjo situatë dhe të fillojë takimi, me përfqësuesit kosovarë. Kështu ka deklaruar pas vizitës në Kosovë, Borslav Stefanoviç për gazetën “Zëri”.

Duke e ndier vetën të relaksuar, ai pranon se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish. Por jo të gjithë janë treguar të dhunshëm ndaj tij. Sipas tij, përfaqësuesve kosovarë si të BE-së, i ka ardhur shumë keq për atë çfarë ka ndodhur. “Vërtet ka pasur rrezik që dikush prej nesh të plagoset pasi makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do të shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”, ka thënë Stefanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›