E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Osasuna, finalistja e parë e Kupës së Mbretit

Osasuna është finalistja e parë në Kupën e Mbretit. Pas suksesit 1-0 në Pamplona, ​​ishte barazimi 1-1 në Bilbao që e riktheu në aktin final të këtij kompeticioni pas 18 vitesh. Sfidë e pafund në San Mames, me Bilbaon që nis fuqishëm dhe rikthen barazinë pak pas gjysmë ore të pjesës së parë falë Inaki Ëilliams.

Portieri i miqve, Herrera u tregua i pakalueshëm në vazhdim dhe ndeshja u drejtua në kohën shtesë. Kur epilogu i penalltive dukej se po afrohej, megjithatë, vjen goli i shkëlqyer i Pablo Ibanez, i cili ngrin baskët dhe çmend nga gëzimi lojtarët e Osasuna-s, të cilët do të përballen në finale me njërën mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›