E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk përballoi sulmin izraelit, vdes nga zemra

Jeruzalem - Një grua palestineze ka vdekur nga një infarkt në zemër pas sulmit që ushtarët izraelit organizuan në shtëpinë e saj. Dëshmitarë okular shprehen se ushtarët izraelit ishin vënë në kërkim të djalit të gruas 60 vjeçare. Pasi thyen derën e shtëpisë dhe hynë brenda në kërkim të 20 vjeçarit, gruaja nga frika ka kaluar një infarkt zemre. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por që për shpëtimin e saj çdo lloj ndërhyrjeje ishte e vonë. Bluzat e bardha kanë deklaruar se gruaja ka vdekur nga një infarkt, por që sipas tyre ndodhia nuk ka patur lidhje me ndërhyrjen e ushtarëve. Ata janë shprehur se do të kalojnë në prokurori të gjitha të dhënat e ngjarjes. Ndërkohë, burime ushtarake bëjnë të ditur se u arrestua i riu që kërkohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›