“Oskar”, entuziazmi i të nominuarve
Nominimet për “Oskar” nga Akademia e Hollivudit kanë entuziazmuar të gjithë protagonistët e filmave që janë listuar në garën për çmimin e madh. Siç tashmë dihet, filmi “The Curious Case of Benjamin Button” si favorit për fitore, është nominuar për 13 kategori. Që nga dita e enjte, aktorët, regjisorët, skenaristët e nominuar në 24 kategori për emërimin e tyre kanë nisur të prononcohen me entuziazëm. Ceremonia e “Oskarëve” do të mbahet në Hollivud, më 22 shkurt.
“Ky është një nder i madh për filmin dhe veçanërisht jam i lumtur për David Fincher, sepse pa të nuk do të kishte as Ben Button”, - ka thënë aktori Brad Pitt i nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në “The Curious Case of Benjamin Button”.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam nominuar dhe shumë më fat. Roli i Hanna Schmitz do të mbetet për mua gjithmonë si një sfidë e madh dhe ndihem e bekuar për këtë rol”, - ka thënë aktorja Kate Winslet, e nominuar për aktoren më të mirë në rolin e saj në filmin “The Reader”.
“Jam në ekstazë! Faleminderit Akademisë nga ekipi dhe aktorët nga Mumbai ku filmi do të jepet premierë sonte. Ndihemi sikurse na keni dhënë me miliarda nominime”, - ka thënë regjisori Danny Boyle, i nominuar për regjisorin më të mirë për filmin e tij “Slumdog Millionaire”. “Jam shumë mirënjohës dhe e çmoj këtë ndër të jashtëzakonshëm. Jam shumë i emocionuar nga nominimi”, - ka thënë Mickey Rourke, i nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në “The Wrestler”.
“Puna me Clint Eastwood ishte një shpërblim në vetvete që do të zgjat gjatë gjithë jetës sime. Të marrësh një nominim nga Akademia si më e mira e vitit është një privilegj që nuk e pret... Po ashtu, jam e lumtur që ‘Kung Fu Panda’ është nominuar nga Akademia dhe jam krenare që kam qenë pjesë e atij filmi pasi që familja ime e do shumë atë film”, - ka thënë aktorja, Angelina Jolie, e nominuar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Changeling”.
“Jam shumë i nderuar që jam nominuar për një film për të cilin jam krenar dhe të përfshihet në një grup me gra kaq të talentuar... Urime për Mickey-in (Rourke) për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme”, - ka thënë aktorja e nominuar për aktoren më të mirë në rol dytësor, Marisa Tomei.
"Benjamin Button është një film i vërtetë për punën e dashurisë dhe do jem modest për nominimet. Interesi i producentëve, aktorëve dhe ekipit të filmit me bën të falënderoj Akademinë, Paramount Pictures, Warner Bross dhe shumicën e qytetit të New Orleans të cilët i falën lindjen Benjaminit”, - ka thënë David Fincher, i cili është nominuar për regjisorin më të mirë për filmin e tij “The Curious Case of Benjamin Button”.
Sekretet dhe ndonjëherë edhe jo me sekrete, ky është një nominim që rri pezull tek çdo ëndërr e skenaristëve.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar – jo vetëm për vetveten, por edhe për romanin e mrekullueshëm të Vikas Swarup, pa të cilin ne nuk do të kishim bërë kurrë udhëtimin tonë në qytetin e madh, Mumbai”, - ka thënë Simon Beaufoy, që është nominuar për adaptimin më të mirë të skenarit për filmin “Slumdog Millionaire”.
“Është speciale, për shkak të këtij filmi. Jam i lumtur që “Milk” është nominuar aq shumë dhe njerëzit po i kushtojnë atij vëmendje. Tema është aq e kohës dhe një e drejtë e rëndësishme tani për tani, sepse kjo është çfarë ndodh në Kaliforni”, - ka thënë Josh Brolin, i nominuar për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij në “Milk”.
“Jam i frikësuar nga puna e të nominuarve të tjerë këtë vit dhe shpresoj që mos ta përulë kompaninë e tyre. Duke qenë aktor për shumë vite tani po lëviz nga fakti që diçka e tillë mund të ndodhë në këtë pikë të karrierës sime, veçanërisht për një film që ka një domethënie të madhe për mua”, - ka thënë Richard Jenkins, i nominuar për aktorin më të mirë për filmin “The Visitor”.
“Jam i stërkënaqur nga këto nominime dhe thellësisht i kënaqur që Akademia ka përqafuar muzikën e këtij filmi. “Slumdog Millionaire” u ka sjellë kënaqësi magjike shumë njerëzve anë e mbanë globit. Jam thellësisht i nderuar që të jem pjesë e një filmi që të jep frymëzim në shumë fusha”, - ka thënë AR Rahman, i nominuar për muzikën më të mirë dhe më origjinale për “Slumdog Millionaire”.