Rama përuron mbjelljen e 100 blirëve, investimi ProCredit Bank
Në vazhdimësi të kujdesit ndaj mjedisit dhe përkushtimit ndaj komunitetit ProCredit Bank bëhet pjesë e nismës “Një qytetar - Një pemë” të prezantuar nga Bashkia Tiranë.
ProCredit Bank i ka dhuruar Bashkisë Tiranë 100 pemë bliri dhe 20 kosha për mbeturina për akset kryesore të kryeqytetit. ProCredit Bank beson se nëpërmjet nismës “Një qytetar - Një pemë” ndihmon qytetarët e Tiranës për të pasur më shumë mjedise të gjelbra, ndihmon në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjeve dhe sëmundjeve respiratore. ProCredit Bank, si një partner i besueshëm i bashkohet kësaj nisme, duke vazhduar që të përkrahë projekte të ndryshme në ndihmë të komunitetit. ProCredit Bank në vazhdimësi ka kontribuar në projekte në komunitet dhe në rritjen e hapësirave të gjelbra. Gjithashtu, stafi i ProCredit Bank, në mënyrë vullnetare është bërë pjesë e kësaj nisme dhe ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e mbjelljes së fidanëve. “Një qytetar - Një pemë” është nisma e hedhur nga kryetari i bashkisë, zoti Rama, që fton të gjithë që të kontribuojnë në mbjelljen e pemëve. “Një qytetar - Një pemë” do të ndihmojë në rritjen e vlerave të komunitetit dhe do të ndihmojë në rivitalizimin e tyre. Deri më 31 dhjetor 2008, më shumë se 143 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre ProCredit Bank në Shqipëri. ProCredit Bank është mjaft e njohur në Shqipëri dhe kryen aktivitetin e saj prej më shumë se 13 vjetësh. Aksionerët e ProCredit Bank janë institucione mjaft të rëndësishme me kapital shtetëror dhe privat, të tilla si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. ProCredit Bank është e pranishme në 22 shtete, në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.