E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Oskar" për Ramadan Sokolin (pas vdekjes)

I ndjeri Ramadan Sokoli, një ndër legjendat e kulturës shqiptare, emri i të cilit lidhet pazgjidhshmërisht me folklorin, është nderuar me titullin e lartë "Oskar", pikërisht në folklor. Këtë çmim pas vdekjes, familjarët e tij e morën në emër të të ndjerit, në Festivalin Folklorik të Italisë. Por familjarët thanë se asnjë prej zyrtarëve të lartë të shtetit, posaçërisht të kulturës, nuk ishte i pranishëm në ceremoni, duke e lënë kështu nën hije një prej evenimenteve më të shënuara në kulturë, nderimin e madh që i është bërë Ramadan Sokolit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›