Osmani: Ja pse gënjen Enver Hoxhaj?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e quan mashtrim të ditës, deklaratën e ministrit Enver Hoxhaj, i cili marrëveshjen e normalizimit, e ka quajtur njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Ajo këtë vlerësim e publikoi sot në rrjetin e vet social facebook, duke demantuar deklaratat e Hoxhajt rreth marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjeve të reja për Kosovën.
Kontrastet: "Serbia njohu edhe de jure Kosovën" Enver Hoxha - Ministër i Punëve te Jashtme. "Serbia nuk e njohu Kosovën me marrëveshje" Michael Kirby - Ambasador i SHBA-se ne Beograd. "Serbia për momentin në asnjë mënyrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës" Ian Cliff - Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar ne Kosove.
“Koment: Vërehet se Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk ka njohuritë bazike se çka përben, dhe çka jo, njohje nga një shtet. Si duket ka edhe njohje qe i kane ardhur se fundmi Kosovës te cilat janë cilësuar si të tilla pa qene fare njohje. Këto deklarime janë turp për diplomacinë Kosovare. Ne vend se te merret me tenderët e inventarit në Ministrinë e tij dhe shkarkimet e paligjshme të stafit civil dhe emërimet e 'jaraneve' dhe militanteve partiak te PDK-se ne postet kryesore në Ministri, do te ishte mire qe ky lloj Ministri të merret më shumë me politikën e jashtme të Republikës se Kosovës”, përfundon Osmani. /Indeksonline/