Hoxhaj porosit Nikoliqin t’i kërkojë falje edhe Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që pasi i kërkoi falje Bosnjës për krime, të kërkojë falje edhe për krimet serbe të bëra në Kosovë.
Ai përmes Twitter ka thënë se “Kërkimfalja e presidentit serb për krime lufte nga Bosnja është shumë e rëndësishme. Ai do të duhej të kërkojë falje edhe për krimet e luftës në Kosovë, që i sponsori shteti serb”./Indeksonline/