Osmani: Ligj për rastet e dorëheqjes së anëtarëve të KQZ. Të plotësohen vendet bosh në shtator
I çliruar tashmë pas një proçesi të gjatë zgjedhor një prej anëtarëve të propozuar nga PD në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Hysen Osmani, e vlerëson si të suksesshëm proçesin zgjedhor në terësinë e tij, sikundër dhe vetë punën e këtij institucioni. Ndërsa iu referua problemeve me të cilat u përball KQZ pas dorëheqjes së anëtarëve të KQZ, Osmani tha në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News se Parlamenti i ri duhet të bëjë plotësimin e vendeve vakante, ndërsa shtroi domosdoshmërinë e sanksionimit me ligj për rastet e dorëheqjes së anëtarëve të institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve në mënyrë që most ë ketë përsëritje të fenomeneve të tilla si në rastin e këtyre zgjedhjeve. Në pritje të raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 23 qershorit ai është optimist se do ketë vlerësime pozitive, pavarësisht problemeve të vogla që u hasën.
Intervista e plotë vijon si më poshtë:
Sot i dhatë duart proçesit të zgjedhjeve të 23 qershorit, si e vlerësoni ?
Sot u bë përmbylja e proçesit, shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Mund të themi se ishte një proçes i suskesshëm pavarësisht se institucioni më i lartë i zgjedhjeve, KQZ nuk e kishte kuorumin e duhur prej 7 anëtarësh.
Si arritët ta plotësoni këtë boshllëk, mungesën e numrave?
Kodi zgjedhor është ndërtuar i tillë që kërkon 7 anëtarë, kemi pasur probleme. Por proçesi ka qenë i suksesshëm, çështjet që kërkonin kuorumin i ka zgjidhur Kolegji. Votat u numëruan më shpejt sivjet. Më shumë vështirësi kemi pasur për ankimimin, këtu kemi hasur më shumë vështirësi për shkak të mungesës së numrave, ku shumë çeshtje që i zgjidhi Kolegji.
A ndikoi në proçes ndryshimet në Kod, sidomos sanksionet e përcaktuara për abuzimet e komisionerëve?
Ky kod ka qenë më i plotë se i viteve të kaluara. E kemi pasur më të lehtë administrimin e proçesit, por dhe rritja e masës ndëshkuese për komisionerët ka ndikuar në proces, por përsëri patëm devijime të votave.
Rasti i Lezhës, a mund të quhet rast i izoluar?
I izoluar duhet të jetë, pasi gjatë shqyrtimit të qarqeve të tjera zgjedhore spatëm abuzime në përmasa të tilla. Sa i përket Lezhës, falsifikimi i tabelave të rezultateve ishte i qartë.
Përfaqësuesi i PS, zoti Gjoncaj deklaroi sot se KQZ nuk i shpëtoi dot shërbimit të pushtetit, a ka qenë në zbatim të ligjit KQZ?
KQZ të gjithë veprimtarinë e tij e ka kryer në zbatim të kodit zgjedhor, ligjit. Qëndrimi dhe vendimarrja kanë qenë korrekte. Përfaqsuesi i PS krritikoi mungesën e kuorumit, por ishte PS që nuk respektoi ligjin, nuk zëvëndësoi anëtarët në KQZ, nuk kishte si të na i kërkonte ne. Sa i përket akuzës se ne kërkuam zvarritje të procesit, dua të them se ju kemi përbajtur shqyrtimit të ankimimeve, nuk e kemi zvarritur proçesin as edhe një orë.
Një tjetër përfaqësues, por kësaj radhe nga PD tha se PS bëri gjithcjka për të penguar punën e KQZ, e keni ndier ju këtë presion?
Në përgjithësi kemi bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesit e forcave politike në KQZ. Ka pasur disa raste tepër të veçuara që ne kemi pasur mosmarrëveshje me përfaqësues të PS, pavarësisht se mund të them se ka qenë një mungesë e madhe mungesa e kuorumit në KQZ. Përgjegjësia jonë ka qenë më e madhe, vështirësitë dhe sforcot po ashtu. Edhe bashkëpunimi me eksertë të huaj dhe vendas ka qenë i ngushtë.
Çfarë duhet korrigjuar, çfarë nuk shkoi në aspektin e kodit apo praktikat e punës në këto zgjedhje?
Besoj që elektorati ka besim tek proçesi, këtë e tregoi vetë pjesmarrja e madhe në votim. Zgjedhjet nuk janë për partite, por për elektoratin. Integriteti i të gjithë materialeve zgjedhore është i padiskutueshëm, përkundër insinuatave që krijohen herë pas here se nuk janë të tilla. Ky kod ka zgjidhur problemin e korumit, por kodi duhet ta zgjidhë me ligj mungesën e anëtarëve në KQZ, pasi u bë një fenomen i shëmtuar.
Kemi përpara rapotin e OSBE, jeni optimist?
Raportin e OSBE sido që të jetë do ta vlerësoj, por besoj se do jetë pozitiv. Sa i përket proçedurës së administrimit të zgjedhjeve besoj se kemi qenë të sukseshëm.
Prisni të plotësoheni me 7 anëtarë?
Pa diskutim, parlamenti i ri duhet ta plotësojë këtë boshllëk. Me 1 shtator kemi zgjedhje të pjeshme në 2 komuna, zgjedhje për bashkinë e Korcës dhe në fund të dhjetorit kemi referendumin për mbetjet.
Kur parashikohet mbajtja e zgjedhjeve në Korçë?
Në zbatim të kodit zgjedhor, Presidenti i Republikës e përcakton datën e zgjedhjeve brenda 45 nga dorëheqja e kreut aktual të Bashkisë.
Mund të kemi një rikompozim të KQZ?
Kjo ka qenë praktikë çdo katër vjet dhe është ndryshuar kodi zgjedhur. Ne ligjërisht jemi mandatuar në afate të caktuara kohore, ligjërisht jemi të konstituuar, vetëm duhen plotësuar anëtarët që mungojnë.
Parshikoni një veprim të ngjashëm me atë të anëtarit të LSI, rrezikoni shkarkimin tuaj apo kolegëve tuaj në KQZ?
Ligjërisht duhen plotësuar vendet bosh, unë dhe kolegia ime jemi mandatuar për 6 vjet, zoti Zguri 3 vjet dhe kryetarja Lleshi 4 vjet. Nuk mund të paragjykoj. Nëse do të kemi një nismë të tillë do ishte shkelje ligjore.
Ka një debat për ndarjen e mandateve, mund të shkojë në Kushtetuese apo është mbyllur, pasi PD ka lënë të kuptojë se do shkojë?
Nuk kam të drejtë të paragjykoj vendimarrjen e Kolegjit, por nxitimi ka qenë nga ana e tij. Mungesën e kuorumit vetëm ne kemi të drejtë ta identifikojmë. Kolegji para se të plotësohej afati, u nxitua në ndarjen e mandateve duke marrë në konsideratë kërkesën e PS. Megjithatë vendimi i Kolegjit Zgjedhor është përfundimtar.