Dëbimi i romëve, Totozani takohet me përfaqësues të OSBE-së dhe të KiE-së
Avokati i Popullit, pret sot në zyrën e tij përfaqësuesin e OSBE-së dhe përfaqësues nga Këshilli i Europës në Tiranë për të diskutuar mbi çështjen e komunitetit rom.
Ditën e djeshme në një reagim të saj, organizata e të drejtave të Njeriut Amnesty International kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome qe rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në rrugën e Kavajës, në Tiranë.
Amnesty International shkruan në apelin e saj, se pronari i tokës nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj dhe se autoritetet nuk kanë marrë masa për tu garantuar familjeve rome një strehim alternativ.
Pas institucionit të Avokatit të Popullit, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është institucioni i dytë që reagon për çështjen e romëve.