Elbasan, vidhen zyrat e Myftinisë së qytetit
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “autorët kanë hapur me mjete të forta derën kryesore të zyrave të Myftinisë e më pas kanë marrë kompjuterat dhe pajisje të ndryshme që ndodheshin në këto zyra”. Sipas Myftiut, Agim Duka autorët kanë mundur të vjedhin gjithashtu edhe disa lekë që ndodheshin në një nga sirtarët e hapur të tavolinave të kësaj Myftinie.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që paraprakisht konstaton se autorët kanë patur si qëllim vjedhjen e parave në kasafortën e Myftinisë, por nuk ja kanë arritur dot. Zyrat e Myftinisë së Elbasanit ndodhen në vendin e quajtur “Rruga e Blinave” përgjatë universitetit “ Aleksandër Xhuvani”. Kjo zyrë është zhvendosur në një pallat 10 katësh para dy vjetësh. Më parë Myftinia i kishte zyrat e saj në xhaminë në qendër të qytetit të Elbasanit. Myftinia e Elbasanit shërben për adiministrimin e të gjitha xhamive që ndodhen në këtë rajon. Vjedhja e zyrave të Myftinisë shënon dhe vjedhjen e parë në vitin e ri 2010, në qarkun e Elbasanit.