E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 2010 viti i Nënë Terezës

PRISHTINë- Viti 2010 është shpallur në Kosovë viti i Nënë Terezës, i shpallur nga presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare me përmasa botërore. “Duke i pasur parasysh të gjitha virtytet dhe cilësitë e rralla njerëzore e kombëtare të Nënë Terezës, duke pasur parasysh veprën e saj të madhe jetësore si dhe duke u mbështetur në përgjegjësitë dhe kompetencat që kam si ëresident i vendit, pas konsultave edhe me Ministrinë e Kulturës, me përfaqësuesit e klerit dhe me përfaqësues të shquar të komunitetit tonë kulturor, kam marrë vendim që të shpall vitin 2010, vitin që shënon 100-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, vit të Nënë Terezës”, deklaroi Sejdiu në një konferencë shkencore në Prishtinë dhjetorin e kaluar.(m.a/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›