E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani mandaton Kurtin për kryeministër

PRISHTINË, 11 shkurt /ATSh/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar sot Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.

Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga e para e shtetit.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo.

Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›