E Diel, 1 Nëntor 2026

Otello per here te pare ne TKOB

Otello opera qe Giuseppe Verdi e shkroi 15 vjet pas suksesit te jashtezakonshem te Aides eshte ngjitur per here te pare ne skenen shqiptare te Teatrit te operas dhe baletit. Nje veper e plote me ngarkesa vokale por mbi te gjitha me nje histori joshese dhe intriguese bazuar ne dramen shekspiriane ne historine e famshme te dashurise mes Otellos dhe Desdemones.

Ishte Arrigo baito libretisti qe e bindi Verdin te kompozonte nje opera mbi kete histor vepra u vu ne skene per here te pare ne LA Scala ne Milano. Nje sukses i padiskutueshem ku Verdi u detyrua te shfaqej se paku 20 here ne skene pas duartrokitjeve dhe ovacioneve te publikut.

Realizimi skenik shqiptar megjithe nje nderprerje te energjise elektrike per disa minuta vinte ne regjine e Nikolin Gurakuqit. Desdemona intepretohej nga sopranoja Mariana leka ndersa nje Otello energjik dhe me aftesi vokale dhe skenike te dallueshme erdhi ne intepretimin e tenorit italian Leonardo Gramegna dhe nje Iago intrigant dhe djallezor ne zerin e fuqishem te baritonit shqiptar Ylber Gjini.

Ne nje skenografi moderne kontrastuese luhet e gjiteh tragjedia intriga dhe emocioni njerezor. Otello eshte rezultat i ketyre reflektimeve ekstreme te tij dhe qendron akoma edhe sot e kesaj dite ne repertor si nje nga dramat me moderne dhe tronditese. Vepra nis ne sallen perdhese te keshtjelles. Jago perfeksionon planin e tij drejt shpartallimit te sigurive te Otellos duke mbjelle faren e dyshimit per tradhtine e Desdemones me Kasion.

Pasi bindet nga nje prove s stisur Otello e mbyr Desdemonen e bukur dhe te pafajshme. Kur zbulon intrigen otello nxjerr kamen dhe vret veten.. Dikush ka thene se Otello eshte kaq origjinale dhe novatore si veper dhe se ajo vijon evolucionin e stilit verdian organikisht saqe cdo hipoteze per influence prej dikujt mund te asgjesohet vetem me nje buzeqeshje.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›