E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Baric, javen tjeter ne Tirane

Trajneri i Shqiperise, Oto Baric, do te vije ne Tirane javen e ardhshme, per te qendruar disa dite. Kroati ishte parashikuar te vinte ne Shqiperi menjehere pas ndeshjes se luajtur ne Amsterdam, bashke me delegacionin zyrtar te FSHF se dhe lojtaret qe luajne ne kampionatin kombetar. Gjate qendrimit ne Shqiperi, trajneri do te ndjeke disa ndeshje te kampionatit ku ka lojtare kuqezi ose kandidate, te cilet mund te thirren qe ne ndeshjen e ardhshme, kunder Kongos, me 15 nentor. Nga kampionati shqiptar kane qene shtate lojtare te thirrur per ndeshjen me Holanden, nderkohe qe Klodian Duro i Tiranes mungoi per shkak demtimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›