E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Otranto”, Italia do të shkatërrojë anijen "Kateri i Radës”

Drejtësia italiane vendosë të shkatërrojë anijen "Kateri i Radës", I cili shkaktoi vdekjen e 108 shqiptarëve në vitin 1997 në kanalin e Otrantos. Një ditë pas mbylljes së çështjes "La Gazeta del Mezziogiorno", thekson se Gjykata e Apelit në Leçe ka vendosur të anullojë vendimin për kthimin e anijes në Shqipëri, dhe urdhëron copëtimin e asaj çfarë ka mbetur nga "Kateri i Radës", duke ia deleguar këtë detyrë marinës ushtarake të Brindizit.
Sipas gazetës, deputetja demokrate Teresa Bellanova, i kërkoi qeverisë italiane të kthente anijen në Shqipëri në shenjë respekti për të gjitha viktimat e Otrantos dhe familjarët e tyre.
Prej kohësh këta të fundit kanë kërkuar që relikja e anijes e cila ruhet ende në Brindizi të kthehet në Shqipëri për tu bërë një monument muze.
Ndërkohë si pasojë e përplasjes së anijes "Kateri i Radës” me anijen italiane “Sibilla”, në 28 mars të vitit 1997 në kanalin e Otrantos u mbytën 108 shqiptarë.
16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Por "Kateri i Radës" ishte e vetmja provë materiale që mund jetë në favor të tyre në këtë proces.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›