Kosova ka 400 milion dollarë borxhe
Nëse llogariten këstet që do të duhej të kthehen nga Serbia në vitet ‘90, atëherë Kosova mund t'i ketë aktualisht prej 400 deri në 500 milionë dollarë borxhe dhe thuhet se kjo shumë nuk paraqet ndonjë problem për buxhetin e Kosovës.
Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit “Riinvest”, ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës për bisedime me palën serbe gjatë negociatave për statusin në vitet 2006-2007, kur është diskutuar për çështjen ekonomike dhe procesin e sukcesionit.
Ai tha për KosovaLive se pala kosovare ka pretenduar që në procesin e sukcesionit të përfshihen edhe shkatërrimi i sistemit buxhetor dhe financiar i Kosovës nga Serbia, dezinvestimi, humbjet e pagave të njerëzve të përjashtuar nga puna për shkak të përkatësisë kombëtare, shkatërrimi i sistemit pensional, plaçkitja e kursimeve devizore të kosovarëve, kompensimi i dëmeve të luftës në pronën private dhe publike, deri te zhdëmtimi i familjarëve të atyre që janë vrarë nga Serbia.
Ai tha se Serbia pretendon se Kosova ka mbi 1 miliard e 100 milionë dollarë borxhe të jashtme, mirëpo analizat tona tregojnë se Kosova ka mbi 760 milionë dollarë borxhe të jashtme, ndërsa nëse hiqen këstet e viteve ’90, borxhi arrin prej 400 deri 500 milionë dollarë.