E Shtunë, 31 Tetor 2026

Overmars, drejtor teknik i Ajaxit

Ajax Amsterdami ka emëruar Marc Overmarsin për drejtor teknik pas kompletimit të bordit prej tre drejtorëve, ka njoftuar gjiganti holandez të premten.

39 vjeçari ish futbollist i Ajaxit, Arsenalit dhe Barcelonës do të jetë përgjegjës për transferime, akademinë e klubit dhe skautët.

Ai i bashkohet Henry va nder Aatit dhe Jeroen Slopit në bordin e drejtorëve. Emërimi i Overmarsit i cili bëri 86 paraqitje për Holandën e shënon përfundimin e një periudhe të vështirë te kampioni i Eredivisie që u përball me gjykime rreth emërimeve të kaluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›