E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil Ndihem krenar qe luaj per Gjermanine

Perfaqesuesja gjermane e futbollit do te perballet sot me Turqine ne kuader te eliminatoreve te kampionatit Euro 2012. Vemendja kryesore e takimit do te jete tek futbollisti i Gjermanise me origjine turke Mesut Ozil i cili do te luaje kunder bashkekombesve te tij. Vete futbollisti i klubit te Realit ndihet i lumtur dhe krenar qe luan me perfaqesuesen gjermane gje te cilen nuk e ka vene ndonjehere ne pikepyetje. Familja ime eshte nga Turqia dhe atje kam shume miq me te cilet komunikoj dhe ata njekohesisht ndihen krenare per mua. Me ndjekin ne cdo paraqitje qe bej me Realin e Madridit edhe me mbeshtesin. Kjo me ben me te vertete te lumtur - deklaroi Ozil. I pyetur se si do te reagonte nese do te shenonte gol kunder Turqise Mesut Ozil shprehet se gjithcka do te jete spontane. Perpos kesaj ceshtjeje takimi i sotem do te jete mjaft intrigant per faktin se shume turq jetojne ne Gjermani. Keshtu edhe pse ne leter kombetarja e Levit do te luaje ne shtepi faktet flasin ndryshe pasi perballe Turqise djemte e tij do ta ndiejne veten si ne Stamboll. Stadiumi olimpik i Berlinit me kapacitet 74 mije vende pothuajse ne gjysmen e tij do jete i populluar me tifoze turq. Federata Gjermane e Futbollit u ka derguar nje mesazh te gjithe tifozeve qe te festojne dhe jo te konfrontohen pavaresisht rezultatit ne fund te 90-minuteshit. Turqia dhe Gjermania udheheqin grupin A me pike te plota pas dy ndeshjesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›