Pekin krere te Federates Kineze bien ne pranga per korrupsion

Skandaleve te trukimeve ne Evrope i bashkohet edhe korrupsioni ne kontinentin aziatik ku nga ekspertizat dhe hetimet e bera ne Federaten Kineze te Futbollit jane arrestuar tri funksionare kineze per shkak te abuzimit me detyren. Ish-zevendespresidenti i Federates Kineze Xhie Joalng ish-asistenti i kombetares kineze Vai Shaohui dhe kryetari i Komitetit te Arbitrazhit Li Dongsheng kane rezultuar te implikuar ne aferat korruptive te futbollit. Kete e ben me dije agjencia e lajmeve kineze Xinhua. Pervec tyre akuzohen edhe tri gjyqtaret qe kane komunikuar gjate ndeshjeve me implikuesit e trukimeve ne Ligen Kineze. Ne kete ceshtje jane te perfshire nje sere lojtaresh dhe funksionare te tjere nga ku pritet dhe fjala e fundit e gjykates kineze per te percaktuar hetimet dhe gjykimet ndaj tyre.