E Diel, 1 Nëntor 2026

Ozil gjermani pushtuesi i ri i Madridit

Dy ndeshje i mjaftuan Mesut Ozilit per te fituar al madridismo tifozet e Realit te Madridit. Si ne ndeshjen kunder Osasunes ashtu dhe me Ajaksin mesfushori i avancuar gjerman tregoi me te miren nga repertori i tij dhe pushtoi Bernabeu vetem ne 180 minuta gje qe nuk e kishin bere ne kohen e tyre galaktiket Zidan Bekam Figo Krisitano Ronalod dhe Kaka. Vetem Ronaldo Nazario i cili ne debutimin e tij me te bardhet firmosi nje dopjete kunder Alaveshit mund te thuhet se e ka fituar zemren e tifozeve me perpara se Ozili.

Ozil eshte vetem 21 vjec por ne Bernabeu e ka lene tashme shenjen e tij. Nje mengjarash i mendafshte nje vizion te madh te loje dhe nje vertikalizim qe e kane konvertuar ate ne idhullin e ri te tifozerise madrilene. Kjo u deshmua kur ai u zevendesua ne minuten e 86-te te ndeshjes kunder Ajaksit kur Murinnjo e zevendesoi per ti lene vendin Kanalesit. Bernabeu u ngrit ne kembe per ta respektuar.

Eshte nje futbollist spektakolar - tha Higuian ne zonen e medias pas ndeshjes. Argjentinasi duket se ka gjetur partnerin e tij me te mire te Ozili nje lojtar qe dha shtate asiste kunder Ajaksi dhe i argetoi te gjithe me futbollin e tij. Por jo vetem sulmuesit. Edhe Rikardo Karvajo e mbeshtet gjermanin. Ozil ka shume klas dhe eshte duke u permiresuar shume.

Gjermani blerja e fundit e te bardheve per 15 milione euro e nisi kampionatin nga bankina. Murinjo preferoi Kanalesin ne vend te Ozilit ne Majorka. Megjithate gjithcka ndryshoi kur trajneri portugez i dha nje vend titullari. Kunder Osasunes ai ishte me i miri ne nje ndeshje mediokre por ai shkelqeu kunder Ajaksit per te rene perfundimisht ne dashuri me Bernabeun. Dhe ka mundur te eklipsoje edhe nje lojtar si Kristiano Ronaldo.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 16 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›