E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampioneve te medhenjte nuk gabojne

Ndeshjet e se merkures ne Ligen e Kampioneve ofruan spektakel dhe gola pa fund. Arsenali ishte ne nje mbremje te jashtezakonshme ne Emirates Stadium duke shkaterruar 6-0 portugezet e Brages. Tre gola ne pjesen e pare nga Fabregas 9 11-m Arshavin 30 dhe Shamakh 34 si dhe tre te tjere ne 45 minutat e dyte Fabregas 53 dhe zevendesuesi Vela 63 dhe 84 deshmuan se Topcinjte e Arsen Vengerit jane midis skuadrave favorite per te fituar Ligen e Kampioneve pavaresisht se kjo ishte vetem ndeshja e pare. Po per grupin H ukrainasit e Shahktar Donetskut fituan 1-0 me Partizanin e Beogradit me nje gol te realizuar nga kroati Serna 71.

Celsi u tregua i pameshirshem me debutuesen sllovake Zilina duke fituar me rezultatin dominues 4-1 ne Pop Dubnom. Mikael Esien 13 celi serine e goleades blu per tia lene radhes sulmuesit francez Nikolas Anelka te realizonte dopjeten e tij ne harkun e kater minutave 24 dhe 28. Starixh 48 shenoi golin e katert per skuadren e Ancelotit nderkohe qe per vendasit mendoi Oravec 55 i Celsit duke shenuar nje autogol ne favor te Zilines te cilet shijuan nje gol historik kunder nje gjigantit te tille si kampioneve te Anglise. Po ne kete grup F Spartaku i Moskes fitoi 1-0 ne Marseje fale nje autogolin e Azpilikuetes 82.

Reali i Madridit duket se funksionon me mire ne Ligen e Kampioneve se sa ne kampionatin spanjoll. Trupa e udhehequr nga trajneri Hoze Murinjo triumfoi 2-0 ndaj Ajaksit te Amsterdamit me dy gola te realizuar nga argjentinasi Gonzalo Higuain nga nje ne cdo pjese loje 31 dhe 73. Higuain u be lojtari i gjashte pas ndeshjeve te dites se pare qe shenon dy gola po aq sa Lionel Mesi Barcelona Nikolas Anelka Celsi Sesk Fabregas Arsenal Karlos Vela Arsenal dhe Zlatan Ibrahimovicit Milan.

Milani iu fal cilesive te sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic i cili shenoi dy gola ne harkun e tri minutave 66 dhe 69 duke sigluar nje fitore aspak te lehte me francezet e Okserit ne grupin G.

Ne grupin E Bajerni mundi 2-0 Romen ne Allianz Arena me golat e dyshes se zakonshme Tomas Myler 79 dhe Miroslav Kloze 83 nderkohe qe rumunet e Kluzhit fituan 2-1 me zviceranet e Bazelit.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 15 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›