E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PER DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8378, DATË 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PëR

DISA NDRYSHIME Në LIGJIN NR. 8378, DATë 22.7.1998, “KODI RRUGOR I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 140 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

2. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj.”.

4. Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10. Cilido, që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

Neni 2

Pika 11, e nenit 141, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“11. Cilido, që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 3

Pika 4, e nenit 142, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 4

Pika 10, e nenit 143, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 5

Pika 2, e nenit 144, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7.”.

Neni 6

Pika 5, e nenit 145, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 7

Në nenin 146 bëhen këto ndryshime :

1. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“15. Cilido, që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

2. Fjalia e dytë, e pikës 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

Neni 8

Pika 4, e nenit 147, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 9

Pika 3, e nenit 150, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 10

Pika 7, e nenit 152, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 11

Pika 6, e nenit 156, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 12

Pika 5, e nenit 160, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 13

Në nenin 167 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Cilido, që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

2. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“9. Cilido, që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autovetura, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

3. Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10. Cilido, që shkel dispozitat e treguara në pikën 6, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.”.

Neni 14

Pika 2, e nenit 169, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.”.

Neni 15

Pika 8, e nenit 170, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.”.

Neni 16

Pika 3, e nenit 171, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.”.

Neni 17

Fjalia e parë, e pikës 2, të nenit 184, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga dhjetë mijë e deri në dyzet mijë lekë.”.

Neni 18

Pika 4, e nenit 185, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope të zbatohen dispozitat e përcaktuara sipas pikave 2, 3 e 5, të nenit 184.”.

Neni 19

Në nenin 187 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Për cilindo, që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative, me gjobë, nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë, dhe me pezullimin e lejedrejtimit, nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj.”.

2. Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10. Cilido, që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.”.

Neni 20

Neni 204 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 204

E drejta për vjeljen e shumave të detyruara nga masat administrative, me gjobë për shkeljet e parashikuara nga ky Kod, e rregulluar me ligjin nr.10 279, datë 20.5.2010, “Për kundërvajtjet administrative”, nuk parashkruhet.”.

Neni 21

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA çOBA (TOPALLI)


14/07/2010 Votoni per projektligjin PO: JO:

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›