E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT”

P R O J E K T L I GJ 

PËR  

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT”

Në mbështetje të neneve 2, pika 3, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, bërë në Uashington, më 4 prill 1949.

 

Neni 2

Këshilli i Ministrave vendos për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për vendosjen apo kalimin në territorin shqiptar të forcave ushtarake të Aleancës, në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive, në kuadër të këtij traktati.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

 

JOZEFINA TOPALLI


11/02/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›