Parlamenti i Islandës bën leximin e parë të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në vijim të lobimit dhe komunikimit të Kuvendit të Shqipërisë me Parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s, Kryetarja e Kuvendit ka marrë sot një letër nga parlamenti i Islandës, lidhur me procesin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në këtë letër, parlamenti i Islandës njofton se rezoluta e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dnë NATO ka kaluar dje, datë 10 shkurt 2009, në leximin e parë në parlament dhe i është kaluar komisionit të jashtëm, përpara së të bëhet leximi i dytë dhe ratifikimi.
Pavarësisht zgjedhjeve të reja të prillit në Islandë, në këtë letër theksohet se Parlamenti i Islandës, do ta votojë këtë protokoll së shpejti, në mënyrë që ratifikimi të bëhet përpara samitit të përvjetorit të NATO-s në prill.