E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Zvicrës, interes për rritjen e investimeve zviceriane në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit vizitë zyrtare në Zvicër, e para e këtij niveli në historinë diplomatike mes dy vendeve.

 

 
Për herë të parë një Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër, që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Me ftesë të Kryetarit të Këshillit Nacional (Parlamentit) të Zvicrës Andre Bugnon, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Bern, Zvicër, një ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe me standardet më të larta e stabilitet më të konsoliduar ekonomik në botë.
Një etapë e re dhe një moment domethënës në historinë e marrëdhënieve dypalëshe u konsiderua kjo vizitë e delegacionit parlamentar shqiptar, nga autoritet më të larta të Zvicrës, të cilët pritën në takime të veçanta, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.
Për Presidentin zvicerian Pascal Couschpin kjo vizitë e zonjës Jozefina Topalli është e një rëndësie të veçantë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi përzëmërsisht zotin Couschpin për pritjen e rezervuar duke nënvizuar se mes dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera që përbëjnë një bazë solide për të nxitur forma konkrete dhe dimensione të reja bashkëpunimi veçanërisht në fushën ekonomke.
Shqipëria tha zonja Jozefina Topalli, po përjeton një realitet entuziast.
Vendi po njeh ngjitje të jashtëzakonshme të shkallëve të klasifikimeve ndërkombëtare përsa i përket ritmit të reformave. Sot, Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në NATO dhe në prag të përmbylljes së ratifikimit të MSA-së me Bashkimin Europian.
Vlerësimi ndërkombëtar dhe zhvillimi galopant i vendit na bën optimistë për një të ardhme të sigurt e dinjitoze euro-atlanike.
Në sajë të vullnetit të fortë dhe angazhimit maksimal e reformave fiskale, Shqipëria ka ngjitur shkallët e vlerësimit mbarëbotëror për zhvillimin ekonomik. Rritja ekonomike mbi 6%, krijimi e lehtësirat për biznesin, shërbimet elektronike dhe klima e krijuar kanë rritur ndjeshëm interesin e investimeve të huaja.
Biseda u ndal në nxitjen dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Nga ana e tij zoti Couschpin vlerësoi ecurinë e zhvillimeve në Shqipëri, dhe reformat e vështira të ndërmarra.
Ai shprehu interes për rritjen e investimeve zviceriane në Shqipëri në shkëmbime tregëtare, por edhe në fusha si energjitikë, infrastrukturë, turizëm etj.
Më tej gjatë bisedës, Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Couschpin për njohjen që Zvicra i bëri Pavarësisë së Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj. Me Pavarësinë e Kosovës, që ishte një rast unik theksoi Kryetarja e Kuvendit, rajoni po jeton  një moment të ri paqeje e stabiliteti orientuar plotësisht drejt perëndimit.
 
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›