P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 5
1. Personi, që kërkon të regjistrohet, detyrohet të ndjekë rrugën e përcaktuar në ligjet nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, dhe nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
2. Administrata tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka të drejtë të regjistrojë një person të tatueshëm edhe nëse ai nuk ka kërkuar të regjistrohet.”.
Neni 2
Pika 2, e nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Personi i tatueshëm, që kërkon të çregjistrohet, sipas përcaktimeve të bëra në paragrafin e parë, u nënshtrohet procedurave të parashikuara në nenin 45, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 3
Fjalia e fundit, “Kjo shkronjë nuk zbatohet për furnizimin në import të shtypshkrimeve dhe librave të çdolloji;”, e shkronjës “a”, të nenit 26/1, “Furnizimet e përjashtuara në import”, shfuqizohet.
Neni 4
Në pikën 1, të nenit 40, referenca “...në ligjin nr.7661, datë 19.1.1993, “Për kontabilitetin”...” zëvendësohet me “... në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar...”.
Neni 5
Neni 41 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 41
1. Administrata tatimore ka të drejtë të bëjë një vlerësim tatimor të shumës së tvsh-së kur:
a) personi nuk bën deklarimin nga ajo periudhë kohe apo në formën, që përcaktohet në këtë ligj;
b) personi kërkon që shuma e tvsh-së, e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë, të ndryshojë, për arsye të një gabimi a mangësie;
c) çmon se shuma e tvsh-së, e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë, të bërë nga një person i tatueshëm, është më e vogël se shuma që duhej të ishte pasqyruar si e pagueshme;
ç) personi ka qenë i çregjistruar, për shkaqet e përcaktuara në nenin 7, të këtij ligji, me efekte nga data në të cilën ishte regjistruar;
d) personi duhej të arkëtonte një shumë tvsh-je për një faturë, në përputhje me pikën 6, të nenit 36, të këtij ligji;
dh) çmon se, për ndonjë arsye, shuma e tvsh-së edhe pse është e pagueshme nuk është paguar.
2. Administrata tatimore njofton me shkrim personin e tatueshëm për vlerësimin tatimor, duke i dërguar bashkëlidhur edhe kërkesën për të paguar detyrimin tatimor, tvsh-në e pagueshme, kamatëvonesat, si dhe gjobat, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 69, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
3. Personi i tatueshëm detyrohet ta paguajë detyrimin tatimor, të vlerësuar sipas vlerësimit tatimor, të kryer në bazë të këtij neni, brenda 30 ditëve kalendarike, duke filluar nga data kur personi ka marrë apo vlerësohet ta ketë marrë njoftimin e vlerësimit dhe kërkesën për pagesë.”.
Neni 6
Neni 42 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 42
Ankimi administrativ tatimor
Çdo person, ndaj të cilit është bërë një vlerësim tatimor për tvsh-në, në përputhje me nenin 41, të këtij ligji, dhe, për pasojë, organi tatimor ka nxjerrë njoftim për këtë vlerësim, nëse nuk është dakord, ka të drejtë të paraqesë ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, sipas afatit të parashikuar në pikën 3, të nenit 106, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ndjekë procedurat e apelimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.
Neni 7
Neni 43, “E drejta e ankimimit”, shfuqizohet.
Neni 8
Në titull dhe në përmbajtjen e nenit 49, fjala “interesat” zëvendësohet me “kamatëvonesat”.
Neni 9
Neni 52 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 52
Rimbursimet, si pasojë e ankimit administrativ tatimor
Kur një vlerësim tatimor, në bazë të një ankimi administrativ tatimor, ulet apo anulohet, organet tatimore rimbursojnë personin, ndaj të cilit ishte bërë ky vlerësim tatimor, për të gjithë shumën e tvsh-së së paguar më tepër, sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara në nenin 110, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 10
Në nenin 53 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Në titull fjala “Interesat” zëvendësohet me “Kamatëvonesat”;
b) Shkronja “a” shfuqizohet;
c) Fjalët “...në njërën nga format e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 3, të nenit 39, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, detyrohen të paguajnë interesat e përcaktuara në nenin 44, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar...” zëvendësohen me “...në njërën nga format e përcaktuara në nenin 75, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, detyrohen të paguajnë kamatëvonesat e përcaktuara në nenin 76, të po këtij ligji...”.
Neni 11
Në nenin 54 referenca “...neneve 45 e 46, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar...” zëvendësohet me “...ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 12
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA TOPALLI
28/05/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: