E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM TË DISA MJEDISEVE AUTORITETIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE

V E N D I M 

PËR 

DHËNIEN NË PËRDORIM TË DISA MJEDISEVE AUTORITETIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,  të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Dhënien në përdorim Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve të disa mjediseve, konkretisht katin e pestë teknik të ndërtesës, në adresën “Pallati nr.4, rruga “Skënderbej”, Tiranë”, në administrim të Drejtorisë së Shërbimit Diplomatik, sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Për ndërhyrjet në kontruksion ose për përshtatjen e mjediseve, të dhëna në përdorim, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve duhet të marrë detyrimisht miratimin e administratorit të pasurisë.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Drejtoria e Shërbimit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

          SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›