E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, VEÇANËRISHT T

V E N D I M 

PËR 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, VEÇANËRISHT TERRORIZMIT, TRAFIKIMIT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimit të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›