P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE”, TË NDRYSHUAR”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet e bëhet “Për të drejtat dhe trajtimin e të burgosurve”.
Neni 2
Në fund të nenit 2 shtohen fjalët “... si dhe të paraburgosurit.”.
Neni 3
Neni 3 shfuqizohet.
Neni 4
Paragrafi i fundit, i nenit 8, shfuqizohet.
Neni 5
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:
a) Titulli ndryshohet e bëhet “Rehabilitimi social”.
b) Fjala “...riedukimin...” zëvendësohet me “...rehabilitimin social...”.
Neni 6
Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:
a) Pas fjalëve “...Institute të veçanta” shtohen “Institucion paraburgimi”.
b) Paragrafi i dytë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Krijimi, klasifikimi dhe mbyllja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, me burgim apo seksioneve të veçanta në këto institucione, bëhen me urdhër të ministrit të Drejtësisë.”.
Neni 7
Paragrafi i dytë, i nenit 13, shfuqizohet.
Neni 8
Neni 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 14
Burgu i sigurisë së zakonshme
Burgjet e sigurisë së zakonshme janë institucionet, ku vuhet dënimi nga të gjithë të dënuarit, me përjashtim të atyre, që vendosen në burgjet e sigurisë së lartë, në burgjet e sigurisë së ulët dhe në institucione të veçanta.
Kur gjykata, në vendimin me burgim, nuk është shprehur për llojin e institucionit, ku do të vuhet dënimi, të dënuarit vendosen në një burg të sigurisë së zakonshme. Shpërndarja dhe transferimi i të dënuarve në burgjet e sigurisë së zakonshme bëhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mund të vendosë transferimin e të dënuarve që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme te burgjet e sigurisë së ulët, kur të dënuarve u ka mbetur më pak se dy vjet burgim dhe kanë sjellje dhe qëndrim të mirë në institucion.
Me urdhër të ministrit të drejtësisë, në burgjet e sigurisë së zakonshme, mund të krijohen seksione të sigurisë së ulët.”.
Neni 9
Neni 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 15
Burgu i sigurisë së ulët
Burgjet e sigurisë së ulët janë institucionet, ku vuhet dënimi për të dënuarit për kundërvajtje penale, për vepra penale nga pakujdesia dhe për vepra të tjera penale, dënimi i të cilave nuk i kalon 5 vjet burgim.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, me kërkesë të drejtorit të institucionit, ku i dënuari po vuan dënimin, apo me nismën e vet, për të dënuarit, që u ka mbetur për të vuajtur më pak se 2 vjet burgim dhe kanë respektuar rregulloren e brendshme të institucionit, mund të vendosë transferimin e tyre në një burg të sigurisë së ulët.”.
Neni 10
Pas nenit 15 shtohet neni 15/a, me këtë përmbajtje:
“Neni 15/a
Institucionet e paraburgimit
Institucionet e paraburgimit janë institucionet, ku mbahen shtetasit, ndaj të cilëve është dhënë nga gjykata masa e sigurimit “arrest në burg”.”.
Neni 11
Titulli, i kreut II, ndryshohet dhe bëhet “ORGANET DREJTUESE TË BURGJEVE”.
Neni 12
Neni 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 19
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është organ qendror në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila organizon, drejton dhe kontrollon të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve emërohen dhe shkarkohen nga Kryeministri, me propozimin e ministrit të Drejtësisë.”.
Neni 13
Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 20
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë institucione në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kanë për detyrë pritjen, sistemin, trajtimin dhe rehabilitimin social të të burgosurve.
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale drejtohen, kontrollohen dhe përfaqësohen nga drejtori, dhe, në mungesë të tij, nga zëvendësdrejtori. Drejtori dhe zëvendësdrejtori emërohen dhe shkarkohen nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.”.
Neni 14
Neni 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 23
Ndërtesat
Ndërtesat e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale me burgim duhet të projektohen, ndërtohen apo rikonstruktohen, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat për një jetë normale. Ato duhet të kenë hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe të plotësojnë kërkesat individuale të të dënuarve apo të paraburgosurve.
Rregullat dhe kriteret e hollësishme për kushtet teknike, që duhet të plotësojnë ndërtesat e reja të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë, ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit që mbulon fushën e ndërtimit.”.
Neni 15
Paragrafi i fundit, i nenit 28, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Ajrimi në mjedise të hapura bëhet në grupe, përveç rasteve të parashikuara në nenin 53.”.
Neni 16
Neni 29 shfuqizohet.
Neni 17
Neni 33 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 33
Shërbimi mjekësor
Shërbimi mjekësor sigurohet gjatë të gjithë kohës së qëndrimit në institucion, pavarësisht nga kërkesat e të dënuarve.
Administrata e institucionit siguron kushtet, mjetet dhe personelin për mbrojtjen e shëndetit e të dënuarve.
Organizimi dhe realizimi i shërbimit shëndetësor, bëhen nga administrata e institucionit, në bashkëpunim me spitalin e burgjeve dhe me organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë.
Shërbimi shëndetësor duhet të sigurojë: