V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2”, SHPK, DHE PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR MIRATIMIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2”, SHPK, DHE PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR MIRATIMIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 69 e 72, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, “Minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “GENER 2”, shpk, sipas tekstit bashkëlidhur.
2. Propozimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “GENER 2”, shpk”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES MINERARE TË SHFRYTËZIMIT, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2”, SHPK
Në mbështetje të neneve 78, 81, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Miratimin e marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “GENER 2”, shpk, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Sipërfaqes së tokës bujqësore, brenda koordinatave të përcaktuara në aneksin nr.1, të kësaj marrëveshjeje, t’i ndryshojë destinacioni nga tokë bujqësore në tokë për shfrytëzim minerar.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI
JOZEFINA PALLI