P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9693, DATË 19.3.2007, “PËR FONDIN KULLOSOR”
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9693, DATË 19.3.2007, “PËR FONDIN KULLOSOR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 18
1. Subjektet, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari në fondin kullosor, sipas pikës 3, të nenit 17, të këtij ligji, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik, i cili organizohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor ose, për kullotat komunale, nga njësia e qeverisjes vendore. Me subjektin fitues lidhet kontrata, ku përcaktohen kërkesat dhe kushtet, që duhen zbatuar gjatë ndërtimit dhe ushtrimit të veprimtarisë.
2. Kërkesat, që duhet të plotësojnë subjektet, për pjesëmarrjen në konkurrimin publik, miratohen me udhëzim të ministrit.”.
Neni 2
Në pikën 3, të nenit 34, fjalët “... pa leje...” zëvendësohen me “... pa kontratë...”.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI