P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003, “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE”
P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003, “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003, “Për përgjimin e telekomunikacioneve”, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 6, pas fjalëve “… Ministrisë së Mbrojtjes…” shtohen “… ministrive, që kanë në kompetencë forca policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, ...”.
Neni 2
Në nenin 8 pas fjalëve “... ministrit të Drejtësisë...” shtohen “... ministrit, që ka në varësi shërbime informative/policore, që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, ...”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
10/10/2008 Votoni per projektligjin PO: JO: